Ndërlidhjet

Britania njeh zyrtarisht Këshillin Tranzitor të Libisë


Britania ka njohur zyrtarisht Këshillin Tranzitor të kryengritësve libianë si qeveri legjitime të Libisë.

Sekretari i Jashtëm, Uilliam Hejg, e bëri publik njoftimin në një konferencë për media.

"Kryeministri dhe unë kemi vendosur që Mbretëria e Bashkuar ta njohë Këshillin e Përkohshëm Tranzitor si të vetmin autoritet qeveritar në Libi. Ky vendim reflekton legjitimitetin në rritje të këtij Këshilli", tha Hejg.

Ai tha se Britania ka dëbuar të gjithë stafin e mbetur në Ambasadën e Libisë në Londër dhe ftoi përfaqësuesit e kryengritësve të zëvendësojnë "besnikët e Gadafit".
XS
SM
MD
LG