Ndërlidhjet

Siri, vriten tetë civilë


Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë tetë persona në një sulm jashtë kryeqytetit të Damaskut.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se policia ka ndërhyrë me tanke dhe buldozherë.

Të njëjtat burime thonë se banorët kanë bërë përpjekje të ndalojnë ndërhyrjen, duke hedhur gurë dhe duke bllokuar rrugët.

Siria, prej muajsh, është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.

Aktivistët thonë se mbi 1,600 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i trazirave katër muaj më parë.
XS
SM
MD
LG