Ndërlidhjet

Gjykata refuzon të arrestojë Timoshenkon


Një gjykatë e Ukrainës ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për të arrestuar ish-kryeministren Julia Timoshenko, e cila po gjykohet për shpërdorim të dyshuar të detyrës.

Prokurorët kanë bërë kërkesën për shkak të, siç kanë thënë, ndërprerjes së vazhdueshme të gjykimit të saj. Megjithatë, gjykatësi Rodion Kirejev tha se gjykata vendos për pushimet.

Ish-kryeministrja e Ukrainës është në gjyq për shkak të akuzave për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.

Timoshenko i mohon akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara nga presidenti Viktor Janukoviq, i cili, sipas saj, tenton ta pengojë nga kandidimi në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG