Ndërlidhjet

SHBA dënon vrasjen e kreut të Kandaharit


Kryetari i provincës Kandahar është vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë. Zyrtarët thonë se Gulam Hajdar Hamedi pësoi kur sulmuesi vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e tij pranë zyrës së kryetarit të bashkisë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili është dënuar ashpër nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Rajan Kroker.

“E dënojmë në termat më të fortë të mundshëm vrasjen e një zyrtari të lartë të Qeverisë afgane. Ngushëllimet tona janë me familjen e tij dhe me qeverinë dhe popullin e Afganistanit”, tha Kroker.

Vdekja e Hamedit vjen dy javë pas vëllai i presidenti afgan, Ahmad Vali Karzai - njëri nga njerëzit më të fuqishëm në jug të Afganistanit - u vra në qytetin e Kandaharit.

Dhuna ndodh në kohën kur forcat e NATO-s kanë filluar dorëzimin e sigurisë te forcat lokale në disa pjesë të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG