Ndërlidhjet

Norvegjia shqyrton masat e sigurisë


Kryeministri Jens Stoltenberg tha se Norvegjia do të shqyrtojë përgjigjen e policisë dhe masat e sigurisë pas sulmeve të 22 korrikut, në të cilat humbën jetën të paktën 76 persona.

Stoltenberg tha se mirëpret debatin për siguri, ndërsa shprehu besimin se sulmet e së premtes do të rrisin interesin e norvegjezëve në aktivitetet politike.

Kyreministri u tha gazetarëve se norvegjezët do ta mbrojnë veten duke treguar se nuk i frikësohën dhunës dhe se përgjigjja e tyre do të jetë më demokratike dhe më transparente.

Në të tjera zhvillime, policia norvegjeze tha se ka shkatërruar një sasi eksplozivi, të gjetur në një fermë që ishte huzuar nga organizatori i dyshuar i sulmeve në Osllo dhe Utoja.

Autoritetet e rendit thanë se eksplozivët u shkatërruan në një shpërthim të kontrolluar, por nuk dhanë detaje rreth sasisë së tyre.
XS
SM
MD
LG