Ndërlidhjet

A po rriten çmimet?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat reciproke ndaj produkteve të Serbisë, në tregun kosovar ende nuk ka filluar të ndjehet mungesë e produkteve, vlerëson Agim Shahini , drejtues i Aleancës Kosovare të biznesit.

Sipas tij, mallrat serbe ende gjenden në tregun kosovar.

Produkte qoftë kosovare, të huaja apo të Serbisë, në treg janë me bollëk, dhe nuk janë duke u ndjerë mungesat e produkteve dhe çmimet për shkak të masave të reciprocitetit nuk ngriten”, thotë Shahini.

Qytetarët e Kosovës e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit ndaj produkteve serbe, por disa prej tyre thonë se tashmë kanë filluar të rriten çmimet e produkteve vendore. Besnik Syla, qytetar shpjegon:

Nuk e kam ndje mungesën sepse unë kam konsumuar gjithmonë produkte vendore, por çka është një problem, kam vërejtur ngritje të çmimeve të produkteve”, tregon ai.

Por, zoti Shahini e mohon një gjë të tillë, duke thënë se ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në tregun kosovar nuk ka ndodhur.

Konsumuesit e mëdhenj të produkteve të Serbisë si dhe tregtarët, mund të thonë se ka ngritje të çmimeve të produkteve vendore, por kjo mbetet vetëm propagandë, realiteti qëndron ndryshe”, shton Shahini.

Ndërkaq Milaim Halili, pronar i njërës nga shitoret e Prishtinës, thotë se ende nuk po ndihet mungesë e produkteve ushqimore të importuara nga Serbia.

Ndërkaq sa i përket ngritjes së çmimeve, zoti Halili thotë se në marketing ku ai punon nuk ka ngritje të çmimeve.

Nuk ka mungesë të produkteve për shkak se kanë rezerva të gjitha marketet në depot e mëdha. Nuk e kom hetuar ngritjen e çmimeve te produkteve vendore, tash për tash tek unë nuk ka ndryshuar asgjë”, sqaron Halili.

Por edhe Vjollca Krasniqi, qytetare, thotë se çmimet e produkteve vendore tashmë kanë filluar të rriten.

Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet ta kenë nën kontroll edhe këtë çështje, duke e marrë parasysh shportën shumë të varfër të qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG