Ndërlidhjet

Pas një viti, ende të pastrehë


Një djalë i vogël në Pakistan, një vit pas përmbytjeve...
Një djalë i vogël në Pakistan, një vit pas përmbytjeve...
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Pakistan tha se miliona njerëz të prekur nga përmbytjet shkatërruese të vitit të kaluar, vazhdojnë të jetojnë në strehime të përkohshme, ndërsa u janë të ekspozuar kërcënimeve që shkaktojnë përmbytjet e këtij viti.

I njëjti burim tha se "shumë familje ende nuk e kanë pasur rastin për të rindërtuar shtëpitë e tyre".

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat, vitin e kaluar, shkatërruan disa pjesë të veriut të Pakistanit.

Mbi 2,000 persona humbën jetën, ndërsa 18 milionë të tjerë u detyruan të zhvendosen.

Qeveria pakistaneze ishte e ngadaltë në ofrimin e ndihmës për shkak të ekonomisë së saj të dobët, ndërsa Kombeve të Bashkuara u mungonin fondet. (v.t.)


Pakistan floods - one year on from ActionAid International on Vimeo.

XS
SM
MD
LG