Ndërlidhjet

Thaçi, në ceremoninë e homazheve për policin e vrarë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat dhe ministrat, ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve për policin e Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.

Ky i fundit ndërroi jetë mbrëmë, si pasojë e plagëve të marra në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.

Bëhet e ditur se Thaçi ka ritheksuar se "sakrifica e policit të shtetit të Kosovës, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në mbrojtje të kufijve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës".
XS
SM
MD
LG