Ndërlidhjet

Reuters: KS diskuton nesër gjendjen në veri


Këshili i Sigurimit ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent mbi tensionet në veri pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga ana e Policisë së Kosovës, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Serbia i ka dërguar një letër KS të OKB-së, duke kërkuar që të mbahet një takim i hapur të enjten për të diskutuar situatën e fundit.

Diplomatë, që nuk kanë dashur t’iu përmendet emri, i kanë thënë Reuters-it, se aleatja e Serbisë, Rusia, e ka mbështetur kërkesën, ndërsa SHBA dhe Britania kanë thënë se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën në muajin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas kësaj agjencie, Këshilli ka arritur një kompromis dhe ka rënë dakord që të mabhet takimi të enjten, por ai të jetë me dyer të mbyllura dhe jo i hapur për publikun.
XS
SM
MD
LG