Ndërlidhjet

Ushtari francez vret 3 civilë afganë


Presidenca afgane dhe ushtria franceze thanë se tre civilë afganë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur një ushtar francez ka hapur zjarr në makinën e tij në provincën e Kapisës.

Një zëdhënës i ushtrisë franceze, Eric de Lapresle, tha se të shtënat ndodhën të martën, kur ngasësi i një makine nuk arriti të ndalte atë, në kohën kur po i afrohej një patrullë ushtarake.

Sipas një deklarate të pallatit presidencial, të vdekurit janë një grua shtatëzënë, një i ri dhe një fëmijë.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka dënuar slmin, për të cilin Franca ka kërkuar zyrarisht ndjesë.
XS
SM
MD
LG