Ndërlidhjet

Digjet pika kufitare në Jarinë


Kosovo -- A border crossing between Serbia and Kosovo is set ablaze by hundreds of Serb youths, in Jarinje, 27Jul2011
Kosovo -- A border crossing between Serbia and Kosovo is set ablaze by hundreds of Serb youths, in Jarinje, 27Jul2011


“Pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në Pikën Doganore 1 në Jarinë, dhe është konfirmuar se persona të panjohur kanë vënë zjarr në këtë pikë kufitare".

"Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi”,
thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.

“Forcat e KFOR-it të vendosura atje do të përforcohen gjatë mbrëmjes në
mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm i situates”.

“Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi të rivendoset shumë shpejt”.


Në pikën kufitare 31 në Bernjak, thuhet në deklaratë, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes personale në atë lokacion.

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, ka marrë pjesë në disa takime me liderë politikë nga të dyja palët për të negociuar një zgjidhje në bazë të
deklaratës tre-pikëshe:

Të gjitha njësitë ROSU do të kthehen në Jug

Bllokadat rrugore të serbëve do të hiqen


Oficerë “të thjeshtë” të Policisë së Kosovës, të dy etnive do të vendosen
në Pikën Doganore në Jarinë.


Gjeneral Majori Buhler apelon tek të gjitha palët të abstenojnë nga dhuna dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën e tanishme, thuhet në fund të deklaratës së KFOR-it.

Në anën tjëtër, njëri prej liderëve të serbëve të veriut të kosovës, Kërstimir Pantiq, ka pohuar se pika kufitare në Jarinë është djegur, dhe siç ka thënë ai, ka ndodhur ajop nga e cila janë frikësuar të gjihtë.

“Kjo ka ndodhur rreth orës 19 e 15 minuta është djegur vendkalimi kufitare në jarinjë. Fatkeqësisht ka ndodhur ajo të cilës iu kemi frikuar të gjithë”, ka thënë Pantiq.

Sipas tij, përgjëgjësinë për këtë që ka ndodhur në Jarinjë e bartë KFOR-i, për shkak se i është tërhequr vërejtja për mundësinë se kjo mund të ndodhë..

“Ne ia kemi tërhequr vërejtjen komandantit të KFOR-it se tensionet janë të mëdha, se ne nuk mund ta kontrollojmë popullin dhe se mund të vijë deri te skenare të ndryshme. E kemi lutur atë që të veproj në kuadër të kompetencave të tij dhe t’i evakuoj pjestarët e policisë kufitare dhe të doganës nga vendkalimi kufitar. Por, Byler nuk ka dashur ose nuk ka guxuar që ta bëj këtë, këhtu që ka ndodhur kjo që ka ndodhur”, ka thënë Pantiq.

Ndryshe, sulmi dhe djegja e pikës kufitare në Jarinë ka ndodhur dy ditë pas futjes nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 nga njësitë speciale të Policisë së Ksoovës, ku më pas ishin vendosur policët kufitar dhe doganierët e Kosovës.

Ndërkaq, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se në përputhje me legjislacionin relevant ka nisur hetimet në tri incidente të ndryshme kriminale që kane ndodhur më 26 korrik në veri të Kosovës.

Ato kanë të bëjnë me vrasjen e një polici të Kosovë në fshatin Zupç afër Zubin Potokut, tentim-vrasjen e zyrtarëve polciorë të Kosovë me armë zjarri afër Zubin Potokut dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me një mjet shpërthyer të hedhur ndaj një konvoji të Policisë së Kosovë afër Mitrovicës, me ç’rast është plagosur një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Hetimet, sipas komunikatës për media të misionit, po kryhen nga Task-Forca e Mitrovicës, që përfshin prokurorët nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicës dhe Policia e EULEX-it.




Mediat serbe njoftojnë se një koktej molotovi është hedhur edhe në një bazë të KFOR-it, prej nga janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. (a.v.)
XS
SM
MD
LG