Ndërlidhjet

KFOR-i shton masat e sigurisë në veri


KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se "pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në Pikën Doganore 1 në Jarinje, dhe
është konfirmuar se persona të panjohur kanë vënë zjarr në këtë pikë kufitare".

Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në
afërsi. Forcat e KFOR-it të vendosura atje do të përforcohen gjatë mbrëmjes në
mënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm i situatës, thuhet në njoftim.

"Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi to të rivendoset shumë shpejt".

Në pikën kufitare 31 në Bernjak KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes
personale në atë lokacion.

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, sot ka marrë pjesë në disa takime
me liderë politikë nga të dyja palët për të negociuar një zgjidhje në bazë të
deklaratës së djeshme tre-pikëshe:

"Të gjitha njësitë ROSU do të kthehen në Jug; Bllokadat rrugore të Serbeve do të hiqen; Oficerë “të thjeshtë” të Policisë së Kosovës të dy etniciteteve do të vendosen në Pikën Doganore në Jarinje", thuhet në njoftim.

Gjeneral Majori Buhler apelon tek të gjithë njerëzit paqësorë të Kosovës të
abstenojnë nga dhuna dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën e
tanishme.
XS
SM
MD
LG