Ndërlidhjet

Thaçi: Pas djegies qëndron Beogradi


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar Beogradin zyrtar dhe liderët e strukturave paralele në veri, për sulmin në pikën kufitare në Jarinë.

“Një grup i organizuar kriminal, i uhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe të motivuara nga autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar pikën kufitare 1 dhe 31”.

Sulmet, ka thënë kryeministri, janë udhëhequr dhe koordinuar nga udhëheqja e lartë e Beogradit.

“Pas kësaj djegieje qëndron Beogradi”, ka thënë zoti Thaçi, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, të mbajtur në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas tij, me veprimet e sotme, është demaskuar edhe publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës, të cilën ai e cilësoi si politikë antivlerash dhe vandalizmit.

“S’ka kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të kosovës nuk do të zbatohet kurrë”, ka thënë zoti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se forcat e KFOR-it dhe policisë së Kosovës, janë duke bë përpjekje, për të mbajtur në kontrollë pikën 31 dhe për të rikthyer praninë në pikën kufitare 1, në Jarinë.

Ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se “s’do të ketë asnjë kompromis dhe se reciprociteti Kosovë – Serbi do të instalohet”.

“Aktualisht, kemi vështirësi dhe ballafaqime në këto momente derisa ne po flasim, por s’do të ketë kthim prapa, në asnjë rrethanë, në asnjë cmim; kjo është toka jonë, ky është vendi ynë, e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë kryeministri kosovar.

Duke i fituar në disa raste të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe duke pranuar njëkohësisht se aktualisht ka vështirësi, zoti Thaçi ka ofruar garanca se do të kthehet rendi dhe ligji, se s’do të ketë zbrapsje dhe as kthim prapa, madje as në gjendjen e para dy ditëve. (a.v.)

Lexoni edhe këtë: EULEX-i s'deshi të ndihmojë
XS
SM
MD
LG