Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent në lidhje me situatën në Kosovë.

Diplomatët thanë se bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe nuk do të jenë një sesion i hapur - çfarë ishte kërkesë e Beogradit.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën, në muajin e ardhshëm, por megjithatë Këshilli ka arritur kompromis dhe ka rënë dakord që takimi të mbahet sot.
XS
SM
MD
LG