Ndërlidhjet

Norvegji, komision i pavarur heton sulmet


Kryeministri Jens Stoltenberg tha se Norvegjia do të ngrejë një komision të pavarur për të hetuar bombardimet dhe të shtënat më 22 korrik, të cilat vranë të paktën 76 njerëz.

Stoltenberg e ka quajtur sulmin “tragjedi kombëtare” dhe tha se shteti do t’i paguajë shpenzimet që kanë të bëjnë me funeralet dhe shërbimet përkujtimore për të vrarët.

Çështja është ngritur për shkak të, siç thuhet, shkuarjes me vonesë të policisë në ishullin Utoja – rreth 45 kilometra larg Osllos – ku Anders Bering Breivik ka qëlluar për vdekje anëtarë të krahut rinor të Partisë Laburiste.

Njësisë speciale të policisë i është dashur më shumë se një orë për të arritur në ishull.

Breivik e ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishull, ashtu si dhe për shpërthimin në qendër të Osllos, ku humbën jetën 8 njerëz.
XS
SM
MD
LG