Ndërlidhjet

Presione të reja ndaj Gadafit


Kryengritësit libianë thonë se po përgatiten për një ofensivë të re kundër trupave të Muamer Gadafit. Të njëjtit thonë se po planifikojnë të hynë në qytetin Gezaja, pranë kufirit më Tunizinë, në 48 orët e ardhshme.

Ndërkohë, Britania ka njohur dje zyrtarisht Këshillin Tranzitor të kryengritësve si përfaqësues legjitim të Libisë. Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se Britania ka dëbuar të gjithë stafin e mbetur të ambasadës së Libisë në Londër, ndërsa ftoi kryengritësit t’i zëvendësojnë besnikët e Gadafit.

Ky veprim zbaton vendimin e marrë gjatë takimit në Stamboll më 15 korrik, ku Shtetet e Bashkuara, Britania dhe 30 vende të tjera kanë njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si qeveri të vetme të Libisë.
XS
SM
MD
LG