Ndërlidhjet

LDK i quan kriminale veprimet e "bandave serbe"


Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në veri, duke i cilësuar "si kriminale dhe të papranueshme të gjitha veprimet e bandave serbe", veprime këto, të cilat sipas LDK-së, janë nxitur nga institucionet e Serbisë dhe nga strukturat ilegale serbe në veri.

Përmes një komunikate për media, kjo parti u ka bërë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë, të pranishme në Kosovë, që t'i përmbushin mandatet që kanë, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës për durim dhe qetësi.
XS
SM
MD
LG