Ndërlidhjet

logo-print

Rusia u hakmerret Shteteve të Bashkuara


Rusia planifikon të vendosë një numër zyrtarësh amerikanë në listën e zezë të vizave, në përgjigje të kufizimeve të udhëtimit që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për autoritetet ruse, që dyshohet të jenë përgjegjëse për vdekjen e avokatit Sergei Magnicki.

Zëdhënësja e Kremlinit, Natalia Timakova, tha se masa hakmarrëse u urdhërua nga vetë presidenti Dimitri Medvedev.

Magnicki vdiq në një burg të Moskës në vitin 2009, pasi ishte arrestuar në lidhje me, siç thuhet, një rast mashtrimi.

Përkrahësit thonë se shëndeti i tij është lënë qëllimisht pas dore, në përpjekje për të heshtur avokatin që kishte akuzuar disa zyrtarë rusë për keqpërdorim të taksave.
XS
SM
MD
LG