Ndërlidhjet

Topi: Sovraniteti i Kosovës - i pakthyeshëm


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, vlerëson se "Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm".

Ai ka dënuar aktet e njëanshme të dhunës, duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthimin e normalitetit afatgjatë, thuhet në një komunikatë të presidencës shqiptare.

Zoti Topi gjithashtu ka mbështetur dhe inkurajuar vazhdimin e dialogut institucional të inicuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rrugën më të mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke.
XS
SM
MD
LG