Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Afganistan


Zyrtarët afganë kanë thënë se një grup i armatosur me bomba vetëvrasëse, kanë sulmuar sot zyra rajonale të qeverisë në kryeqytetin e provincës jugore Uruzgan.

Drejtori i spitalit lokal Agha Khan-Miakhail, tha se të paktën 17 persona vdiqën dhe 37 u plagosën në luftime. Një gazetar lokal i BBC-së është në mesin e të vrarëve

Policia është duke u angazhuar për kapjen e përsonave të tjerë të armatosur.

Në raportet e më hershme është thënë se në një sulm në Tarin Kot, të paktën dy persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe një fëmijë.

Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin. Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi një sulmues vetëvrasës vrau kryetarin e qytetit jugor Kandahar, në serinë e sulmeve dhe vrasje të figurave të profilit të lartë të qeverisë dhe aleatëve të Presidentit Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG