Ndërlidhjet

logo-print
Qytetarët, situatën në veri të Mitrovicës e vlerësojnë si mjaft të tensionuar.

Disa prej tyre mendojnë se është marrë një hap shumë i qëlluar nga ana e Qeverisë së Kosovës, derisa të tjerë mendojnë se është dashur të pritet një koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

E qytetarë serb, mendojnë se marrja nën kontroll e kufirit në atë pjesë nuk është dashur të ndodhë, dhe gjithë këtë e shohin si provokim për qytetarët serbë që jetojnë në atë pjesë.

Ardian Kastrati, qytetar, mendon se hapat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës janë të qëlluar.

Unë situatën nuk e shoh shumë të qetë, por besoj që shumë shpejtë do të normalizohet situata, kjo është një presion që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për shkak të hapave që i ndërmori. Por duhet gjithsesi të jemi të vendosur të mos kthehemi prapa”, thotë Kastrati.

Derisa Bardha Syla mendon se është ngjarje shumë e rëndësishme për vendin hapi i Qeverisë së Kosovës, por shpreh keqardhje për humbjen e jetës së pjesëtarit të policisë së Kosovës.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit se çka po ndodhë atje, për mua është ngjarja më e rëndësishme që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës e këndej. Më vjen keq që në këtë aksion e ka humbur jetën një pjesëtar i policisë së Kosovës, por e ka humbur jetën në mbrojtje të shtetit”, shprehet Syla.

E Nora Morina, mendon se situata në veri të vendit është mjaft e tensionuar, dhe thotë se marrja nën kontroll e kufirit është dashur të ndodhë menjëherë pas luftës.

E tëra kjo ka dashur të ndodhë para 12 vjetësh, atëherë kur forcat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë”, thotë Morina.

Granit Ramabaja, mendon se është një hap i qëlluar, por kishte qenë shumë më mirë pritja që Qeveria e Kosovës te koordinohet me partnerët ndërkombëtarë.

“Hap i qëlluar i kryeministrit tonë. E vetmja mënyrë që të arrihet sundimi i ligjit në gjithë Kosovën”, sqaron ai.

Sidoqoftë, qytetarët serb në veri të Mitrovicës mendojnë se ky ka qenë një hap i shpejtë i Qeverisë së Kosovës.

Situata është mjaft e keqe, shpresoj qe bëhet mirë. Por mendoj që e kanë përshpejtuar pak, krejt më keq po bëhet për neve”.

Ndërsa Nenad Zhivkoviq, thotë se e gjithë kjo ka qenë provokim.

Njerëzit janë të qetë, por ekziston frika dhe ankthi. Por, ne jemi mësuar me provokime”, shton ai.

E një tjetër qytetar mendon se situata në veri është për qytetarët serbë është bërë e pa durueshme.

Tmerr. E tmerrshme. Kjo është e padurueshme. Deri kur kështu?”.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG