Ndërlidhjet

LDK, kritikon qeverinë për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore


Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore për 60 milionë euro, kryesisht në fushën e investimeve kapitale, do të këtë refleksione negative për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Sipas LDK-së, vendimi i fundit është rrjedhojë e prishjes së marrëveshjes që Republika e Kosovës ka pasur më Fondin Monetar Ndërkombëtar, si rezultat i joseriozitetit të qeverisë sa i përket menaxhimit të politikave ekonomike në vend.

Në komunikatë më tej thuhet se “Qeveria e Kosovës përveçqë ka humbur ndihmesën financiare të FMN-së për këtë vit, e që në buxhetin e miratuar përkthehet në plot 156 milionë euro, tash së fundmi është e detyruar që ta zvogëlojë fondin e investimeve kapitale edhe për 60 milionë euro shtesë”.

“Nga kjo situatë e krijuar, pasojat do t’i bartë qytetari i Kosovës, për të cilin tashme është e qartë se do të këtë shumë me pak përkujdesje institucionale”, thuhet në deklaraten e LDK-së.
XS
SM
MD
LG