Ndërlidhjet

Feith: Çdo akt i dhunës është i papranueshëm


Dhuna në veri është dënuar nga përfaqësuesi civil ndëkromëbatr, Piter Feith. Në një njoftim për media, Feith citohet të ketë thënë se “çdo akt i dhunës dhe frikësimit nga cilado palë është i papranueshëm dhe duhet të kundërshtohet. Askush nuk do të fitojë ndonjë përparësi përmes veprimeve të tilla. Të shtënat fatale kundër një polici dhe veprimet e tjera që sfidojnë sundimin e ligjit duhet të dënohen në mënyrën më të fuqishme”, ka thënë Feith.

“Unë i bëj thirrje gjithë popullit të Kosovës pa përjashtim, në çdo vend dhe në çdo komunitet, që të promovojë qetësinë. Në këtë kohë duhet të tregohet përmbajtje dhe dinjitet. Duhet të ketë bashkëpunim të plotë me EULEX-in dhe KFOR-in dhe me Policinë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e zotit Feith.
XS
SM
MD
LG