Ndërlidhjet

Irak, 12 të vrarë nga sulmet


Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në qytetin Tikrit të Irakut.

Shpërthimi i dyfishtë ndodhi pranë një banke lokale, ku policët dhe ushtarët po merrnin pagat e tyre.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.

Në kohët e fundit, dhuna në Irak ka rënë, por shpërthimet dhe sulmet mbesin pothuajse ngjarje të përditshme.

Trupat e fundit të Shteteve të Bashkuara pritet të largohen nga shteti irakian deri në fund të këtij viti - më shumë se tetë vjet pas ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA, e cila rrëzoi ish-udhëheqësin Sadam Husein. Tikriti është vendlindja e Sadamit.
XS
SM
MD
LG