Ndërlidhjet

Policia arreston një 18-vjeçar në Finlandë


Policia finlandeze ka arrestuar një djalë 18-vjeçar, tek i cili janë gjetur gjëra, të cilat mund të përdoren për mjete shpërthyese.

Policia tha se ka gjetur 10 kilogram pleh artificial që kanë ardhur nga Polonia në adresë të të dyshuarit.

Autoritetet e rendit thanë se ky rast nuk ka lidhje me sulmet në Norvegji, ku ekstremisti anti-islamist vrau të paktën 76 njerëz më 22 korrik.

Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të krijuar eksplozivë.
XS
SM
MD
LG