Ndërlidhjet

logo-print

Janjiq: Ngjarjet në veri të orkestruara


Koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd Dushan Janjiq ka thënë se sulmet në veri dhe djegia e pikës kufitare në Jarinë paraqesin një aksion të koordinuar.

“Më duhet të them se sic kam dëgjuar nga një zyrtar, ata janë tanët, e nga tanët ka ngjyra të ndyshme sepse shteti atje ekziston në forma të ndryshme. Pra, pa marrë parasysh se kush i ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kush i ka organizuar, është e qartë se kanë qenë të organizuar, është e qartë kanë ardhur të gatshëm, është e qartë se kanë bërë më të keqën që kanë mundur të bëjnë", ka thënë analisti serb.

"Ata kanë dërguar një pasqyrë të tillë edhe para katër vjetësh, digjet i njëjti vendkalim, i vetmi dallim është se nuk po digjet edhe ambasada amerikane. Jam i bindur se bëhet fjalë për një ngjarje shumë të orkestruar, të cilën po e dirigjojnë disa violina nga Beogradi”, tha Janjiq.
XS
SM
MD
LG