Ndërlidhjet

logo-print

SHBA akuzon Iranin për pakt me Al Kaidën


Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për herë të parë për një pakt të fshehtë me Al Kaidën, nën të cilin, republika islamike e ka ndihmuar duke krijuar një kanal, përmes të cilit ka futur para, militantë dhe armatim në Afganistan dhe Pakistan përmes territorit të tij.

Deparatmenti amerikan i Thesarit ka shpallur sanksione ndaj gjashtë personave të cilët kanë operuar në një rrjet që ka bërë lëvizjen e operativëve të Al Kaidës dhe parave të tyre përmes Iranit.
XS
SM
MD
LG