Ndërlidhjet

logo-print

Vritet kreu i kryengritësve libianë


Kreu i forcave rebele të Libisë dhe dy ndihmës të tij janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur.

Vdekja e Abdel Fatah Jonusit u kumtua në një konferencë për media në Bengazi, nga kreu i Këshillit Tranzitor të kryengritësve, Mustafa Abdul Xhalil.

Ky i fundit tha se forcat e sigurisë kishin arrestuar kreun e grupit para se ta vrisnin.

Jonus ishte ish-ministër i Brendshëm i Libisë, i cili dezertoi në anën e rebelëve në muajin shkurt. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që ndihmoi të sillte Muamer Gadafin në pushtet në vitin 1969.
XS
SM
MD
LG