Ndërlidhjet

SHBA - Koreja e Veriut, bisedime për arsenalin bërthamor


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion Koresë Veriore “për të marrë hapa konkretë dhe të pakthyeshëm” në heqjen dorë nga arsenali i saj bërthamor.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se dy ditët e para të takimit në Nju Jork ishin “serioze dhe praktike”. Përfaqësuesi i Koresë së Veriut gjithashtu e quajti atmosferën “konstruktive”.

Bashkësia ndërkombëtare dëshiron kthimin e Pehenjanit në bisedimet e gjashtë shteteve, që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Korenë e Jugut, Japoninë dhe Rusinë, e që Koreja Veriore i ka braktisur në fund të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG