Ndërlidhjet

Llegardë: Dështimi i SHBA-së zhvlerëson dollarin


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegardë, paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur krizën e borxhit në Shtetet e Bashkuara, do të ngrejë “dyshime” lidhur me statusin e dollarit si monedha kryesore në botë.

“Kjo do të sillte një rënie të dollarit në krahasim me valutat e tjera”, tha Llegardë për mediat amerikane.

Komentet e saj vijnë në kohën kur republikanët dhe demokratët po bëjnë përpjekje për të arritur kompromisin mbi rritjen e limitit të borxhit, para afatit të caktuar më 2 gusht.

Llegardë u bëri thirrje politikanëve të të dyja palëve “t’i kapërcejnë ndjeshmëritë politike, shqetësimet dhe doktrinat – të cilat janë krejtësisht të ligjshme – për hir të të gjithë vendit dhe për hir të ekonomisë globale”.
XS
SM
MD
LG