Ndërlidhjet

Shpërthim në minierë: 16 të vrarë, 10 të zhdukur


Ministria e Emergjencës në Ukrainë tha se 16 minatorë kanë vdekur dhe 10 të tjerë figurojnë të zhdukur si rezultat i shpërthimit në një minierë qymyri në rajonin Lugansk.

Si pasojë e incidentit të sotëm, dy punëtorë të tjerë kanë pësuar djegie të rënda dhe janë shtruar në spital për trajtim.

Minierat e Ulrainës konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botë. Shumë prej tyre janë të financuara keq dhe vazhdojnë të operojnë me pajisjet e vjetra të epokës sovjetike.
XS
SM
MD
LG