Ndërlidhjet

Polonia publikon raportin lidhur me rrëzimin e aeroplanit


Komisioni hetues në Poloni pritet të publikojë sot raportin e shumëpritur në lidhje me hetimet e fatkeqësisë së prillit 2010, ku nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi humbi jetën presidenti polak, Leh Kaçinski.

Një total prej 96 personash kanë vdekur kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar në Smolensk.

Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
XS
SM
MD
LG