Ndërlidhjet

Varshava fajëson stafin rus për fatkeqësinë e 2010-ës


Komisioni i Qeverisë polake tha se pajisjet e gabuara dhe komunikimi i dobët i stafit të Rusisë në tokë, kanë kontribuuar në rrëzimin e aeroplanit vitin e kaluar, ku humbi jetën presidenti i Polonisë, Leh Kaçinski.

Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroportin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe se rusët i kanë dhënë urdhër të gabuar ekuipazhit.

Presidenti Leh Kaçinski, gruaja e tij, Maria, dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar.

Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
XS
SM
MD
LG