Ndërlidhjet

Siri, municion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve


Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë përdorur municion dhe gaz lotsjellës kundër mijëra protestuesve që kanë kërkuar përsëri rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.

Sipas të njëjtave burime, trupat qeveritare kanë hapur zjarr në qytetet Latakia dhe Dara, ndërsa kanë rrahur rëndë protestuesit në Banias.

Marshe protestash janë raportuar edhe në Damask dhe përreth tij.
XS
SM
MD
LG