Ndërlidhjet

Stoltenberg: Masakra e Norvegjisë, sulm ndaj demokracisë


Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, tha se dhuna që vrau 76 njerëz një javë më parë në Utoja dhe Osllo, ishte "sulm ndaj demokracisë".

Stoltenberg foli në një ceremoni përkujtimore të Partisë Laburiste në kryeqytet, gjatë varrosjes së viktimave të para të sulmeve të së premtes së kaluar.

Anders Bering Breivik ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishullin Utoja dhe bombardimin e ndërtesës qeveritare në Osllo, ku u vranë 8 njerëz.

Ai u pyet sot për të dytën herë nga policia, ndërsa janë emëruar dy psikiatër për të vlerësuar shëndetin e tij mendor dhe përgjegjësinë penale deri në muajin nëntor.

Në anën tjetër, autoritetet policore thanë se të gjithë trupat e gjetur në Osllo dhe Utoja janë identifikuar dhe se policia është në kontakt me familjet.
XS
SM
MD
LG