Ndërlidhjet

MPJ: Lejla Selaci rezulton e vrarë


Nga organet kompetente të Norvegjisë konfirmohet se Lejla Selaci rezulton e vrarë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci.

Lejla Selaci deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji.

Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Bering Breivik, 17-vjeçarja, me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoja.

"Anders Bering Breivik ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore", thuhet në komunikatën e MPJ-së.
XS
SM
MD
LG