Ndërlidhjet

logo-print

Zonë ushtarake – ndalohen aktivitetet civile


Ushtarët e KFTOR-it gjerman, në afërsi të MItrovicës...

Ushtarët e KFTOR-it gjerman, në afërsi të MItrovicës...

Ekspertë të çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, vlerësojnë se që nga deklarimi i KFOR-it se porta 1 dhe 31 janë zona të kufizuara ushtarake, në atë pjesë ndalohet çdo aktivitet civil dhe kjo zgjatë deri në vendosjen e situatës normale.

Eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, thotë se në zonat ushtarake ndalohen aktivitetet civile, ndërsa sa i përket kalimit të njerëzve, ai thekson se mund të jetë i pjesshëm por, mund te jetë edhe i ndaluar tërësisht.

Zonë e kufizuar ushtarake do të thotë në thellësi dhe në gjerësi të caktuar është e ndaluar çdo aktivitet tjetër, përpos forcës ushtarake që gjendet në komandë në atë zone të caktuar”, sqaron Musliu për Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, NATO kishte deklaruar dje(e enjte) se dy pikat kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, janë zona të kufizuara ushtarake dhe ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse.

Komandanti i KFOR-it Ehrard Byhler kishte thënë se ushtarët mund të përdorin armë vdekjeprurëse për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur pronën, zonën e kufizuar ushtarake.

Eksperti për çështje ushtarake dhe të sigurisë Ramadan Qehaja, mendon se në atë zonë ka qenë e nevojshme vendosja e kësaj mase.

Zonë e kufizuar ushtarake, sipas tij nënkupton një regjim të veçantë, ku duhet përmbajtur rregullave që janë të caktuara nga komandanti i KFOR -it.

Forcat e KFOR-it kanë ndërmarrë masa që përveç ruajtjes së integritet territorial në kufi me Kosovën, t’i kryejnë edhe detyrat që kanë të bëjnë më rendin publik. Aktualisht forcat e KFOR-it i kanë marrë këto dy pika kufitare dhe ato e kanë përgjegjësinë që t’i mbajnë ato deri në një vendim tjetër dhe të bëjnë një rend në atë pjesë të territorit të Kosovës”, shprehet Qehaja për radion Evropa e Lirë.

Vlerësimet për gjendjen e krijuar në pjesën veriore të vendit, eksperti i sigurisë Qehaja i konsideron të qëlluara.

Megjithatë, ai thekson se nuk është dashur të bëhet tërheqja e njësisë speciale të Kosovës, nga veriu.

Sipas tij, mekanizmat e sigurisë duhet të jenë më të përgatitur dhe më të vendosur.

Pavarësisht prej kësaj që KFOR-i është aty, ne duhet të bëjmë çmos që të rikthejmë forcat tona në këto pika kufitare, aq më parë që KFOR-i ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Në nuk duhet pritur që KFOR t’i kryen punët tona atje”, shprehet Qehaja.

Ekspertë e sigurisë vlerësojnë se pikat kufitare duhet mbrojtur me çdo kusht dhe nuk duhet të ketë kthim mbrapa.

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, thekson se ka qenë e nevojshme vendosja e KFOR-it në këto pika kufitare, por se sa më shpejtë në atë pjesë duhet vendosur mekanizmat kosovarë.

Agresioni i hapur në një vend sovran. Dy pika kufitare janë sulmuar më të gjitha llojet e armëve, forcat policore dhe doganore janë sulmuar në këtë pikë është djegur një0 pikë kufitare, ka të vdekur një polic dhe janë plagosur të tjerë, helikopteri i KFOR-it është sulmuar që do të thotë është një agresion i hapur i koordinuar nga Beogradi zyrtarë më forca të instaluara në veri të Kosovës”, thekson Musliu

Deklarimi i pikave kufitare me kufirin Kosovë- Serbi, si zona të kufizuara ushtarake, kishte ardhur një ditë pasi që një grup serbësh dogji pikën kufitare në Jarinë dhe sulmoi me armë zjarri trupat e KFOR-it.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG