Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri polak i mbrojtjes


Ministri polak i mbrojtjes Bogdan Kliç ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një raporti të qeverisë në lidhje me rrëzimin e aeroplanit në Rusi në vitin e kaluar, në të cilin ndodhej presidenti i Polonisë.

Kryeministri Donald Tusk bëri të ditur njoftimin, ndërsa e pranoi dorëheqjen e Kliçit.
Dorëhqeja vjen pasi që një komision i qeverisë polake konstatoi se Rusia ishte pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit, që la të vrarë presidentin Leh Kazinskin dhe 95 persona tjerë.

Raporti i komisionit tha se gabimi i pilotit ka qenë arsyeja kryesore e rrëzimit, por pjesërisht përgjegjëse për aksidentin ishin edhe gabimet në pajisje dhe komunikimi i dobët me kullën në aeroportin Smolensk të Rusisë.
XS
SM
MD
LG