Ndërlidhjet

MPJ ngushëllon familjen Selaci


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Selaci me vendbanim në Norvegji, pasi autoritet norvegjeze kanë gjetur trupin e pa jetë të Lejla Selacit, e cila gjendej në listën e të zhdukurve.

“Që nga fillimi, kemi qenë pjesë e lutjeve, që Lejla të gjendet e gjallë. Por, shpresat tona dhe tuaja u shuan pikërisht sot. Ne këto momente shumë të vështira, populli dhe Qeveria e Kosovës është pjesë e dhembjes dhe pikëllimit tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

E ndjera, Lejla Selaci, deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve, të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji. Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja Lejla Selaci ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.
XS
SM
MD
LG