Ndërlidhjet

logo-print

Japin dorëheqje shefat e ushtrisë turke


Mediat turke raportojnë se shefat e shtabit të ushtrisë ka dhënë dorëheqje.

Raportohet se bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë dhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.

Arsyet e dorëheqjeve të tyre nuk janë bërë të ditura.

Tensionet mes ushtrisë dhe qeverisë së kryeministrit Rexhep Tahir Erdogan kanë qenë të larta në vitet e fundit. Këshilli Suprem Ushtarak pritet të mblidhet në javën e ardhshme.

Qeveria dhe liderët ushtarakë po kërkojnë një marrëveshje kompromisi për disa emërime kyçe në takimin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG