Ndërlidhjet

Thaçi: Veprimet në veri kushtetuese dhe ligjore


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur se veprimet e qeverisë për vënien nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, kanë qenë dhe janë veprime kushtetuese, ligjore dhe legale.

Thaçi i bëri këto komente në një koferencë të përbashkët për media me shefin e misionit të EULEX-it, Ksavier de Marnak.

“Venhdosja e rendit dhe e ligjit nuk ëhstë e drejtuar kundër askujt. Ajo është në interesin e qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka thënë se nuk do të lejohet asnjë formë e dhunës dhe e frikësimit.

“E vetmja rrugë drejt gjetjes së zgjidhjes është dialogu. Përmes dialogut, dy palët mund të gjejnë zgjidhje.

EULEX-i githmonë e ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në gjithë Kosovën”, ka thënë Marnak.

XS
SM
MD
LG