Ndërlidhjet

Pakistan, vriten 11 shiitë myslimanë


Autoritetet policore thanë se persona të armatosur kanë vrarë 11 myslimanë shiitë të Pakistanit, pasi kanë sulmuar autobusin me të cilin udhëtonin.

Të njëjtat burime thanë se viktimat ishin duke shkuar në qytetin Hazara, kur sulmuesit qëlluan autobusin.

Dhuna sektare në Pakistan është jo e rrallë.

Edhe pse shumica e sunitëve dhe shiitëve jetojnë në paqe, grupe të vogla ekstremiste shpesh kanë në shënjestër aktivistët dhe udhëheqësit e njëri-tjetrit.
XS
SM
MD
LG