Ndërlidhjet

Kufiri i borxhit – ende pa kompromis


Senati amerikan ka kaluar projekt-ligjin për rritjen e kufirit të borxhit me 59 vota për dhe 41 kundër.

I njëjti ishte miratuar edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët.

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin që siguron rritjen prej 900 miliardë dollarësh në afat të shkurtër.

Demokratët janë në favor të rritjes së kufirit të borxhit në vlerë prej 2.5 trilionë dollarësh në afat më të gjatë.

Kreu demokrat i Senatit, Heri Reid, pritet të lëvizë përpara me një tjetër qasje, që ka për qëllim të sigurojë votat e të dyja palëve për ligjin para afatit të 2 gushtit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni, tha se “liderët duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të arritur kompromisin që do të shmangte dështimin për të paguar borxhin dhe do t’i vinte bazat për reduktim të balancuar të deficitit”.

Ai tha se “presidenti u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve në Senat të gjejnë gjuhë të përbashkët për planin, i cili do të mund ta ketë përkrahjen e të dyja palëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kufiri federal i borxhit aktualisht qëndron në 14.3 trilionë dollarë.
XS
SM
MD
LG