Ndërlidhjet

Irani mund të lirojë amerikanët e akuzuar për spiunim


Dy shtetasit amerikanë, të arrestuar nga Irani nën akuzat për spiunim, mund të lirohen së shpejti, tha avokati i tyre, Masud Shafi.

Xhosh Fatal, Shon Bauer dhe Sara Shourd u arrestuan nga forcat iraniane në korrik të vitit 2009, pasi kaluan kufirin në Iran nga Iraku. Sarah Shourd u lirua me kusht në shtator të 2010-ës dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Të tre të akuzuarit thonë se kanë kaluar kufirin pa dashje.

Seanca e radhës gjyqësore për dy të ndaluarit do të mbahet të dielën.

Avokati mbrojtës shafqi shpresën se kjo do të jetë seance e fundit e tyre, ndërsa burgimi prej dy vjetësh do të konsiderohet i mjaftueshëm.
XS
SM
MD
LG