Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj takon kreun e OKB-së


Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në New York Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Në këtë takim siç bënë të ditur ministria përmes një komunikate për media Ministri Hoxhaj ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm për asimetrinë dhe pabarazinë në marrëdhëniet e lira tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Nga ana tjetër, Sekretari i OKB-së, Ban Ki Moon thuhet se ka shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë dhe ka përshëndetur rolin shumë pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi. Ai citohet t'i ketë ftuar palet për qetësimin e situatës.“Ftoj të gjitha palët që të kontribuojnë në qetësim të situatës. Përkundër që mund të ketë ndarje brenda Këshillit të Sigurimit për çështje të caktuar lidhur me Kosovën, të gjithë anëtarët e mbështesin stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, ka thënë Ki Moon, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG