Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi vizitoi familjen e policit të vrarë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Thaçi pasi i ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, familjes Zymberi, ka ritheksuar se “sakrifica e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në mbrojtje të kufinjve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Enver Zymberi pjestar i Policise së Kosovës, ndërroi jetë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme serbe që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG