Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga priti zëvendëskryeministrin e Turqisë


Kosova dhe Turqia duhet ta thellojnë edhe me shumë bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat, në veçanti në fushën ekonomike.

Kështu ka deklaruar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një takim që ka pasur me zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag.

Ky i fundit, sipas një komunikate nga presidenca, ka thënë se “të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat” dhe ka theksuar se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.

Presidentja Jahjaga ka kërkuar ndihmën e shtetit turk në realizimin e synimeve të Kosovës, përfshirë integrimin në strukturat euroatlantike dhe shtimin e njohjeve të reja.
XS
SM
MD
LG