Ndërlidhjet

Serbët thonë se nuk lëshojnë pe


Situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por mjaft e tensionuar, ndërkaq serbët kanë qëndrim unik dhe nuk do të lëshojnë pe, i ka thënë Radios Evropa e Lirë njëri prej liderëve të serbëve të veriut të Kosovës, Branko Niniq.

Ai ka thënë se serbët do t’i mbrojnë të drejtat e tyre përmes, siç i ka quajtur ai, rrugëve paqësore.

“Ajo që presim ne dhe Qeveria e Beogradit është që gjendja të kthehet në pozitën fillestare të para disa ditëve, në mënyrë që të fillojmë bisedimet. Qëndrimi ynë është që këtë problem ta zgjidhim përmes bisedimeve, por jo fillimisht të okupohet territori e më pastaj të bisedojmë. Prishtina mendon ta okupojë territorin, por pas kësaj nuk ka bisedime”, ka thënë Niniq.

Fundin e situatës së krijuar, sipas Niniqit, serbët e shohin vetëm nëse Prishtina tërhiqet nga ajo që ka nisur në mbrëmjen e datës 25 korrik. Në të kundërtën, sipas tij, serbët nuk do të tërhiqen nga bllokimi i rrugëve.
XS
SM
MD
LG