Ndërlidhjet

Gyl: Turqia nuk ka krizë pas dorëheqjes së ushtarakëve


Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka mohuar se Turqia është në krizë pas dorëheqjes së shefit të shtabit të ushtrisë dhe tre komandantëve të lartë ushtarakë, por, megjithatë, ai ka pranuar se një veprim i tillë ka krijuar "një situatë të jashtëzakonshme".

"Nuk ka krizë e as probleme afatgjata në Turqi", ka thënë Gyl.

Bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.

Tensionet midis ushtrisë dhe qeverisë së Erdoganit kanë qenë të larta në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG