Ndërlidhjet

Kuvendi i Serbisë miraton deklaratë për Kosovën


Kuvendi i Serbisë ka miratuar një deklaratë për Kosovën, e cila “dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë”, bën thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës të shkaktuar sic thuhet nga “akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri” si dhe kërkon vazhdimin e dialogut.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të “gjykojë cdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun”.

Miratimit të deklaratës i ka parapri një debat 10-orësh.

Deputetëve iu është drejtuar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili ka thënë se detyrë e Serbisë është që të sigurojë paqen.

Ai ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës duke thënë Serbia nuk do të hyjë edhe në një luftë tjetër dhe se do të mundohet ta zgjidhë problemin me mjete paqësore.

Tadiq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të kthejë gjendjen e mëparshme në Kosovë para se të ndërhynte njësia speciale e policisë ROSU për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG